Karolina e Jugut, arrestohet vrasësi serial – terrorist; groposi 7 njerëz

Todd Kohlhepp, është arrestuar pasi u gjet një grua e lidhur me zinxhirë si një qen në pronën e tij në Karolinën e Jugut. Ai ka rrëfyer se ka vrarë 7 persona. Kohlhepp i tha policisë të shtunën që ishte përgjegjësi dhe i 4 vrasjeve në vitin 2003.1

Ai gjithashtu u tregoi oficerëve se kishte groposur edhe dy viktima të tjera në pronën e tij. Kjo erdhi pas zbulimit të një trupi në pronën e tij gjatë të premtes. 45-vjeçari u arrestua pasi gjeti një grua të lidhur me zinxhirë në një kontenier.

2

Ajo ishte zhdukur së bashku me të dashurin e saj që prej muajit gusht. Gruaja u zbulua pasi policia dëgjoi britmat e saj brenda një kutie metalike, të anijeve në Woodruff, 80 milje (130 km) në veriperëndim të kryeqytetit të shtetit të Columbia.

3

Vendi u përshkrua nga sherifi i zonës si një vend ferri, ku gruaja ishte bllokuar në kontenierin metalik dhe që brenda ishte nxehtë, për shkak të temperaturave të motit. Pa dritare, pa drita, pa ajër.

4
Gruaja u tha oficerëve të policisë së Kohlhepp kishte qëlluar dhe vrarë të dashurin në prezencë të saj. Trupi i të dashurit të saj Charles Carver, 32 vjeç u gjet i groposur. Ai kishte vdekur nga plagët e shumta të shkaktuara nga plumbat.

Artikulli paraprak10 gjuhët e më të vështira në botë, shqipja renditet e 5
Artikulli vijuesMrekullitë e sodës së bukës