Pianisti turk akuzohet për fyerje të Islamit

1 Min Read

Një gjykatë në Turqi ka akuzuar pianistin dhe kompozitorin, Fazil Saj, për shkak se ka fyer fenë islame  me komentet që ka bërë në Twitter. Gjykimi i tij do të nisë në tetor.

Saj, 42 vjeç, i mohon akuzat për nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë.
Në një intervistë gjatë muajit prill, ai ka thënë se ndjehet tërësisht i izoluar nga shoqëria turke, pasi ka deklaruar se është ateist.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me 18 muaj burgim./kohaislame

Share This Article