Sulmet perëndimore kundër Sirisë së Asadit 'brenda disa ditësh'

Udhëheqësit e opozitës siriane njoftuan se kanë marrë premtime nga vendet perëndimore, se sulmet ushtarake kundër regjimit të Bashar al-Asad do të kryhen brenda pak ditësh.

Sipas Reuters, Koalicioni Kombëtar Sirian kishte marrë premtime të qarta se “veprimi për të penguar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike nga ana e regjimit të Asadit do të vijë në ditët e ardhshme”.
Raporti i sotëm erdhi disa orë pasi kryeministri britanik, David Cameron, njoftoi se ai do të ndërpres pushimet e verës, që të debatojë për situatën në Siri në një seancë të jashtëzakonshme.
Zyra e Cameron tha se qeveria e tij është duke konsideruar një “përgjigje proporcionale” që do të frenonte Assadin nga përdorimi i armëve kimike në të ardhmen.
Chuck Hagel, sekretari amerikan i mbrojtjes, të martën përsëriti deklaratat e mëparshme se forcat amerikane ishin pozicionuar, duke pritur që presidenti amerikan Barak Obama, të japë urdhër.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakErdogan: Një i vrarë në Siri, si ta vrasësh krejt njerëzimin
Artikulli vijuesOsaj – Ipeshkvisë: Mos bëni politikë