Pijet ideale për një kujtesë afatgjatë

Të gjithë dëshirojmë që të kemi një kujtesë sa më afatgjatë, të ruajmë një memorie të mirë për të kujtuar gjërat që kemi kaluar dhe ato që do të kalojmë. Sipas ekspertëve për një kujtesë të mirë luaj rol pijet. Këto të fundit janë një produkt i shëndetshëm në organizmin tonë, një rol të rëndësishëm në organizëm kanë pijet të cilat lidhen me prejardhjen e tyre bio.
Disa nga këto pije janë;
Lëngu i panxharit
Lëngu nga panxhari, është shumë ushqyes një gotë lëng panxhari në ditë e ruan shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe e përmirëson qarkullimin. Panxhari në mënyrë drastike mund ta zvogëlon tensionin e lartë të gjakut si dhe të zmadhojë qarkullimin e gjakut në tru.

Lëngu i mollës
Molla gjithmonë është e njohur si frutë i shëndetshëm por dhe është e vërtetuar se ndihmon edhe për një kujtesë më të mirë. Lëngu i mollës e zmadhon prodhimin e neurotransmetuesve themelore në tru, që rezulton me memorie më të mirë.
Kafja
Kafeina si përbërës kryesor i saj mund ta përmirësojë kujtesën, një filxhan ose dy maksimum tre në ditë e zvogëlon rrezikun nga sëmundja e Alzhajmerit, diabetit dhe sëmundjet e zemrës.
Çaji
Është e vërtetuar se teina e cila gjendet në çajin e zi, gjelbër ose të bardhë e stimulon trurin dhe në atë mënyrë e zmadhon aftësinë për të mbajtur mend më shumë, e forcojnë koncentrimin, motivimin dhe durimin.
Artikulli paraprakHiqni pikat e zeza, eleminoni puçrrat dhe shenjat e lëna nga aknet
Artikulli vijuesDjersitja e tepërt? Për çfarë duhet të shqetësohemi