Pijet që ju ndihmojnë të humbni peshë

Nuk ka ndonjë ilaç magjik për të humbur në peshë. Megjithatë ka një recetë pijesh që ndihmojnë që pesha juaj të bjerë në një kohë sa më të shkurtër.
 
Më poshtë janë rradhitur disa nga pijet që iu vijnë në ndihmë për të ulur peshën.
 
– Lëngje zarzavatesh: Lëngjet nga perimet munden me të vërtetë t’ju ndihmojnë kur mbani dietë dhe dihet se perimet më të mira për humbje peshe janë ato me gjethe jeshile. Lakra jeshiledhe spinaqi janë nga ushqimet që largojnë toksinat nga organizmi duke humbur peshën.
 
– Çaji jeshil: Edhe pse çaji jeshil në vetvete nuk do të shkrij kilogramët e tepërt, por është një shtesë e shkëlqyeshme për çdo dietë, pasi që përmban antioksidantë, ndërsa në të njëjtën kohë do t’ju ndihmojë gjithashtu në djegien e dhjamit në mënyrë shumë më të shpejtë.
 
– Boronica e kuqe dhe dardha janë një nga kombinimet e mundshme, lëngu i të cilave është shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm. Jo vetëm që do të stimulojë metabolizmin tuaj, por gjithashtu do të rrisë energjinë dhe do t’i ofrojë trupit tuaj, të gjitha vlerat ushqyesve thelbësore.
Artikulli paraprakNjë ndalesë e shkurtër tek ‘Isa Beu’ në Shkup
Artikulli vijuesShqiptarët me emra sllavë