Dhimbja e kokës, shkaqet, diagonoza dhe trajtimi i saj

Dhimbja e kokës është një sëmundje e zakonshme që prek shumë njerëz. Shkaqet janë të shumëllojshme dhe të ndërlikuara. Krahas zhvillimit të mjekësisë, shkencëtarët kanë gjetur disa shkaqe të dhimbjes së kohës si dhe metodën e trajtimit të saj. Është e pamohueshme se edhe një numër i madh i pacientëve kanë vështirësi të mjekohen për arsye se nuk mund të gjejnë shkaqet e qarta të dhimbjes.
 
E atëherë, ç’sëmundje është dhimbje e kokës dhe si trajtohet?
 
Dhimbja e kokës është një simptomë që tek njeriu shfaqet shpesh, por shkaqet e saj janë të shumëllojshme dhe të ndërlikuara. Qysh në fillimet e njerëzimit, paraardhësit tanë kanë vuajtur nga dhimbja e kohës. Krahas zhvillimit të mjekësisë, shkencëtarët kanë gjetur disa shkaqe të dhimbjes së kokës dhe metodën e trajtimit të saj. Por është e pamohueshme se edhe një numër i madh pacientëve vuajnë përsëri pasi nuk njohin shkaqet dhe krijohet vështirësi për trajtimin.
 
Zakonisht pacientët ankohen për dhimbje nervore, dhimbje neurovaskulare (dhimbje nervore e damarëve të gjakut), migrena etj.
 
Pacientët në përgjithësi shfaqin shenja të vasospasmës (dridhja e damarëve të gjakut), apo “pamjaftueshmëria e furnizimit me gjak” apo “krizë nervash (gjendje e dobët nervore)”. Mbi 73% e pacientëve nuk kanë marrë asnjë diagnozë, gjë që tregon se aktualisht, mjekësia nuk mund t’i kurojë. Studimet tregojnë se shkaqet e dhimbjes kronike të kokës shkaktohen kryesisht nga lezionet cervikale. Por pse, atëherë, dhimbja e kokës ka lidhje me pjesën e kurrizit të qafës?

“Qafa e kokës është një pjesë veçanërisht komplekse e strukturës. Çështja më e rëndësishme është se nervat tona janë të lodhura, një pjesë e nervave shkojnë tek gjymtyrët, kurse një pjesë të tjetër shkon tek pjesa e kokës. Nëse kjo pjesë nervore preket ose stimulohet, ajo shkakton dhimbjen e kokës.”

 
Trupi i njeriut nga kockat qafës, muskujt, ligamentet, enët e gjakut, nervat, nyjet limfatike, palca kurrizore dhe organizmet e tjera, ndërlidhen ngushtë me një kompleks funksionesh. Çdo organ kur ndikon nervat për arsye të infeksioneve dhe të formave do të shkaktohen dhimbje duke përfshirë këtu edhe dhimbjen e kokës. Sidomos nervat që ndodhen në qafën e kokës dhe që shkojnë deri tek veshët, kur stimulohen krijojnë dhimbjet të kokës.
 
Përveç kësaj, këto nerva shpërndahen në gjithë pjesën e kokës e të veshit, kështu, kur ka probleme në qafën e kokës, nuk është e vështirë për t’u kuptuar se nga vjen dhimbja e kokës.
 
Dhimbja e kokës që shkaktohet nga dëmtimet e qafës, ndryshon nga pacienti në pacient, por njëkohësisht kanë edhe karakteristika të përbashkëta. Kjo është një dhimbje në pjesën e zverkut të qafës.
 
Megjithatë, shumica e pacientëve me dhimbje koke nuk kanë dhimbje vetëm në pjesët e pasme, por edhe në tëmtha, rreth syve, madje edhe në sy. Dhimbja e kokës ndodh sepse aktivizohet ose irritohen strukturat që e ndjejnë dhimbjen: lëkura, kockat, nyjet e qafës, sinuset, enët e gjakut ose muskujt. Kur një person ka tumor në tru, dhimbja është zakonisht një shenjë e vonë që zhvillohet. Tumoret e trurit zakonisht japin dhimbje vetëm kur rriten aq sa të dëmtojnë kockat ose të shtypin enët e gjakut ose nervat. Dhimbjet e qafës mund të japin dhimbje koke, me dhimbje në qafë dhe në pjesën e pasme të kokës, shpeshherë duke u shpërndarë në majë të kokës deri tek njeri sy. Atëherë, dhimbjet e kokës tek këta pacientë shkaktohen nga lezionet cervikale.
 
Infeksionet e sinuseve ose inflamacionet (zakonisht që ndodhin si pjesë e një reaksioni alergjik), po ashtu, janë një shkak jo i shpeshtë i dhimbjeve të kokës që përsëriten.
 
Llojet me të zakonshme të dhimbjes së kokës kronike janë migrena dhe varietetet tensive. Migrena është një dhimbje koke jo e vazhdueshme që ndodh zakonisht nga një herë në muaj deri në dy herë në javë, që zgjat nga 8 deri në 12 orë. Migrena paraqitet si dhimbje njëanësore, dhimbje koke pulsive që bllokon aktivitetet dhe mund të shoqërohet nga nauzea dhe ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmave ose aromave.
 

Trajtimi
Artikulli më sipër foli për shkaqet e dhimbjes se kokës që janë gjetur deri tani, dhe tashmë do të vazhdojë duke ju treguar si duhet trajtuar dhimbja kronike e kokës.

 
“Dhimbjet e kokës të tipit tensiv mund të ndodhin më shpesh dhe dhimbja, që ndihet si një dhimbje e mbyllur në të dy anët e kokës që nuk limiton aktivitetet e përditshme, mund të zgjasë për ditë me radhë. Të dyja këto lloje dhimbjesh koke ndodhin si përgjigje ndaj shkaktarëve të brendshëm ose të jashtëm si ndryshime hormonale, mungesa e gjumit, stresi etj. Ekspozimi ndaj këtyre shkaktarëve bën që truri të sinjalizojë qendrat e dhimbjes që prodhojnë një sërë lajmëtarësh kimik, përfshirë serotoninën dhe norepinefrinën, që shkaktojnë zgjerim të enëve të gjakut të meningjeve që rrethojnë trurin.
 
Ky zgjerim çon në një rritje të qarkullimit të gjakut dhe enët e gjakut në anët e kokës mund të bëhen më të dukshme dhe të forcuara.
 
Ndërkohë që enët e gjakut i nënshtrohen këtij ndryshimi ato shtypin mbi nervat që i rrethojnë, duke bërë që këto nerva të dërgojnë sinjale tek sistemi trigeminal, zonë e trurit që kontrollon mesazhet e dhimbjes së kokës dhe fytyrës.
 
Aktivizimi i sistemit trigeminal, më shpesh shkakton dhimbje rreth syve dhe faqes, duke shkaktuar një ndjesi të gabuar të dhimbjes sinusale. Sistemi trigeminal po ashtu dërgon mesazhe hipotalamusit, zonë e trurit që merr pjesë në dëshirat e ushqimeve dhe në zonën e sipërme të shtyllës kurrizore cervikale, që mund të shkaktojnë spazmë të muskujve të qafës.
 
Depresioni gjithashtu shpesh ka dhimbje koke. Shumica e pacientëve me dhimbje koke, duhet të bëjnë një ekzaminim dhe diagnoza të gjithanshme për të arritur në një konkluzion. Pra, çfarë e shkakton dhimbjen e kokës?
 
II

“33 për qind e pacientëve që vuajnë nga këto simptoma kanë karakteristika shumë të veçanta profesionale. Për shembull, personat që punojnë çdo ditë para kompjuterit, rrobaqepësit dhe profesione të tilla si këto.
 
Disa punë kërkojnë një qëndrim me afat kohor më të gjatë në tavolinë, duke shkaktuar tkurrjen e muskujve, reduktimin e furnizimit me gjak të tyre, dridhjen e muskujve duke shkaktuar dëmtim të ligamenteve etj. Përveç kësaj, aktivitetet e sforcuara mendore ose fizike në punë, kanë gjasë të tendosin nervat në pjesë të ndryshme të trupit, duke shkaktuar dhimbje koke.
 
Përdorimi aktual i kirurgjisë në trajtimin e terapisë së dhimbjes së kokës ka arritur rezultate të mahnitshme. Krahas rritjes së numrit të trajtimeve, shkalla e shërimit dhe efikasiteti është rritur, veçanërisht në trajtimin afatgjatë, efikasiteti është konfirmuar. Por, parandalimi i dhimbjes së kokës, është gjëja më e rëndësishme.
 
III

“E rëndësishme, është t’i kushtojmë një rëndësi të veçantë kujdesit shëndetësor. Në lidhje me pozicion gjumit, unë nuk e rekomandoj fjetjen në krah anësh, por më mirë me trup të shtrirë me shpinë në mënyrë që të mbështetet mirë qafa. Gjëja tjetër që duhet të kihet parasysh është fizkultura. Duhet të kemi kujdes të mos qëndrojmë për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion.
 
Dhimbja kronike e kokës nuk është e tmerrshme,
e tmerrshme është zakoni i keq i mënyrës së të jetuarit, i pasuar me një mjedis pune pasiv.
Artikulli paraprakSHBA ndërton bombë elektromagnetike (Video)
Artikulli vijuesSi ta parandalojmë prosiazën