Pika e karburantit që sfidon shtetin

Tollovinë e shkaktuar çdo ditë nga punimet e rrethrrotullimit në Veternik, qytetarët do t’i shohin edhe për një kohë të gjatë. Pika e karburantit, e cila bëri që Komuna dhe Ministria e Infrastrukturës të përplasen se kush duhej ta shpronësonte atë, ka vonuar punimet. Në fund, Ministria e Infrastrukturës pranoi se ajo pikë karburanti do të duhej të shpronësohej nga ta dhe rasti shkoi në Qeveri.
Megjithëse në mbledhjen e fundit të Qeverisë u miratua vendimi për shpronësimin e kësaj pompe, procesi i shpronësimit do të marrë shumë kohë.Me këtë vërtetohet se Komuna, e cila në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse nuk kanë arritur ta përmbushin afatin e caktuar për përfundimin e punimeve, transmeton KTV.

Zyrtarët komunalë, ndonëse ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar nga Qeveria e mirëpresin këtë vendim për nisjen e shpronësimit. Sipas Osajt, nëse Ministria e Ambientit i kryen procedurat e shpronësimit në afatin ligjor, rrethrrotullimi do të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, Ministria e Ambientit, të cilës pas vendimit të Qeverisë i takon ta bëjë shpronësimin, thotë se një gjë e tillë do të marrë kohë. Punimet në rrethrrotullimin në rrugën magjistrale Prishtinë-Shkup, kanë nisur punimet një vit më parë dhe ishte paraparë të përfundonin këtë muaj.

Ky projekt i Komunës së Prishtinës dhe i Ministrisë së Infrastrukturës ka kushtuar 4.5 milionë euro./telegrafi

Artikulli paraprakBashkëpunimi Kosovë Turqi – realizohen mbi 50 operacione
Artikulli vijuesÇfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj