Eksluzive për Koha Islame – Ja çfarë thotë Gold AG për Popin IRINEJ

Pas deklaratës skandaloze të Popit IRINEJ ku patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, tha në Nish se të gjithë janë të detyruar të ngrenë zërin në mbrojtje të Kosovës e Metohisë dhe “nëse ndodh përdorimi i forcës, duhet bëjmë çdo gjë që me hatër a me forcë ta kthejmë atë” kishte reagime të shumta në opinionin shqiptarë, më i zëshëm ishte Hoxhë Enes Goga dhe ca hoxhallarë tjerë, ndërkaq Alma Lama, Xharra, Buzhalla dhe “patriot” tjerë çuditrisht heshtën.

Koha Islame kërkoi prononcim edhe nga reperi i njohur Arian Agushi – Gold AG ku ai eksluzivisht për portalin Koha Islame tha:

“Shumica e serbëve mendojnë si ai (popi Irinej) por neve na ka mar para vetes dynjaja dhe jeta personale dhe nuk po mërzitemi për token tonë. Përderisa ne jemi kundër njëri tjetrit dhe nuk pajtohemi gati asnjëher me mendime të njejta atëher shum irineja e shum jabllanoviqa do të na poshtrojnë. Ai Kosovën ka me pa veq në ëndërr sa tket trashëgim të Ademit, Zahiri, Mujes, Agimit e shumë shumë trimave që derdhën gjakun për lirinë e kësaj toke. Për çudi nuk po reagojnë politikanët tonë të cilët janë aq kombëtar në raste të panevojshme dhe jo atëher kur kërcenohen nga armiqët por vetëm me të vetin,” përfundon Gold AG.

Artikulli paraprakÇfarë duhet të kemi parasysh gjatë vrapimit
Artikulli vijuesTemë Diskutimi – Pse Arbana Xharra, Berat Buzhala, Baton Haxhiu nuk miren me popin IRINEJ?