Piloti i Germanwings kishte ngecur jashtë kabinës

Një nga dy pilotët e avionit të Germanwings, që u rrëzua në Alpet Franceze, kishte mbetur jashtë kabinës së drejtimit.

Sipas BBC, të dhënat e para nga regjistruesi i zërit në kabinë sugjerojnë se piloti bëri përpjekje të dëshpëruara për të hyrë në kabinë, duke tentuar të thyejë derën.

NY Times raporton se piloti i ra fillimisht derës, por kur kolegu i tij nuk u përgjigj, tentoi që ta thyente derën.

Gjithçka ndodhi pak përpara se avioni të niste rënien, e cila zgjati tetë minuta.

Një nga pilotët thuhet se kishte dhjetë vite eksperiencë në fluturim.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë.

Avioni kishte 150 persona në bord.

Artikulli paraprakMeksikë, nga 2006 janë gjetur 174 varre masive me 601 trupa
Artikulli vijuesFatima El-Fihri, gruaja që themeloi universitetin e parë në botë