Digjet një xhami në Francë, autoritetet dënojnë ngjarjen

Digjet një xhami në Francë duke iu vënë zjarri me benzinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurori Pierre Aurignac në një deklaratë me shkrim ka theksuar se kanë përcaktuar se zjarri një ditë më parë në xhaminë Auch në qytetin Auch në jug të vendit është vendosur qëllimisht.

Aurignac i cili ka vënë në dukje se gjatë hetimeve është përcaktuar se 70 përiqnd e xhamisë është djegur me benzinë, ka theksuar se gjithashtu do të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e autorëve të ngjarjes.

Pas deklaratë së Prokurorisë në lidhje me ngjarjen edhe Presidenti francez, François Hollande dënoi këtë ngjarje.

Në një deklaratë me shkrim nga rezidenca Elysee duke u vënë në dukje se zjarri ka qenë i qëllimshëm është theksuar se “sulmi ndaj xhamisë është një sulm i hapur ndaj vlerave të Republikës”.

Në deklaratë gjithashtu është tërhequr vëmendja duke u theksuar se komuniteti musliman duhet të jetojë lirisht besimin e tij dhe në një mjedis të sigurtë.

Artikulli paraprakKrerët e federatave të futbollit të Kroacisë dhe të Kosovës, Shuker dhe Vokkri takohen në Zagreb
Artikulli vijuesNorvegjezët nuk frikësohen nga rënia e çmimit të naftës