Pini gjithnjë ujë pa gaz

Pini gjithnjë ujë pa gaz, sepse produkt i metabolizmit në trupin tonë është edhe dyoksidi i karbonit, që eliminohet nga mushkëritë.

Dihet që ky gaz në përqendrim të lartë, mund të çojë deri në vdekje. Të tillë helm trupi përpiqet ta eliminojë sa më shpejt. Prandaj, përse duhet ta marrim atë me dëshirën tonë?

Pini ujin jo të ftohtë, as edhe të freskët, por në temperaturën e ambientit, sepse me ujin transportohen dhe eliminohen të gjithë helmet e organizmit, dhe uji sidomos i ngrohtë është tretësi më i mirë biologjik.

Uji i ngrohtë është pastruesi më i mirë. Gjithashtu nëse pini ujë të ftohtë, trupi do të harxhojë energji edhe për ta ngrohur./ikub/kohaislame

Artikulli paraprakFilmi anti-Islam, aktorja padit regjisorin
Artikulli vijuesVaji i ullirit, formula e shëndetit dhe bukurisë