Piratët rrëmbejnë një anije në Nigeri

Piratët kanë zënë një anije në Nigeri dhe kanë rrëmbyer shtatë anëtarë të ekuipazhit, në mesin e të cilëve gjashtë rusë dhe një estonez, në incidentin e fundit të këtij lloji në rajon.
Të mërkurën, Ambasada Ruse në Nigeri, dhe Bourbon, kompania franceze që operon me anijen, konfirmuan rrëmbimin, që sipas tyre, ka ndodhur në fillim të kësaj jave, transmeton Rel.

Vendndodhja e marinarëve mbetet e panjohur. Një zëdhënës i Bourbonit tha se nëntë anëtarë të tjerë të ekuipazhit janë të sigurt dhe kanë arritur në portin nigerian, Onne, në deltën e pasur me naftë të Nigerit.

Artikulli paraprakSiri, frikë për 28 mijë të zhdukur
Artikulli vijuesCSM: NATO-ja duhet t’i ofrojë Turqisë mbështetje ushtarake