Pirati Ward

Abdul Hakim Murad
A ishin ata piratë apo luftëtarë për Islamin? 
Për shekuj, historianët kanë debatuar rëndësinë e një prej ngjarjeve më nxitëse në historinë e Britanisë, atë në lidhje me pakicat myslimane. Burra si Kapiteni John Ward i Kentit, çuditën bashkëpatriotët e tyre duke pranuar me krenari Islamin për të luftuar Inkuizicionin dhe fuqitë ekspansioniste të Evropës. Bashkëkohësit i quajtën burrat e këtillë ‘piratë’, ndërsa ato vetë e konsideronin veten luftëtarë. Disa ishin nga myslimanët më të devotshëm që ky vend ka prodhuar deri tani. Të tjerët ishin pijanecë dhe të shthurur të famshëm.
Ward dhe të ngjashmit e tij, janë përshkruar nga aventurieri Xhon Smith. Më vonë në sajë të romancës së tij me Princeshë Pokahontas, Smith u kthye në një udhëtar anglez që i pa personalisht këta myslimanë, duke kaluar disa vite në ushtrinë e Perandorinë Osmane, përpara se të lundronte për në Nju Inglland. Ai shkroi një libër,Udhëtimet dhe aventurat e vërteta, për të përshkruar myslimanët evropianë të cilët ishin duke luftuar për Gjysmëhënën kundra Kryqit. Kryesuesit e listës ishin burra nga Holanda dhe Anglia të cilët, të lodhur nga luftërat fetare në vendet e tyre, dhe të pabindur nga Triniteti dhe Shlyerja e deleguar ‘rrokën çallmat e turqve’. ‘Për shkak se ato e rritën urrejtjen ndaj të gjithë princave të krishterë,’ vëren Smithi,’ ato u tërhoqën për në Barbëri.’
Smith ishte i bindur ndaj mendimit se mënyra pirateske e jetesës u paraqit në shtetet Barbare nga këto evropianë, “të cilët së pari i mësuan Maurët për të qenë njerëzit e luftës.’ Bashkatdhetarët e tij ishin tejet të vetëdijshëm për emrat e muxhahedinëve detarë, veçanërisht me Kapitenin Danseker dhe Ward, të cilët ishin në mesin e detarëve më të shkathët të analeve të historisë angleze, të cilët i vendosën dhuratat e tyre në dispozicion të Emirëve dhe Sulltanëve, dhe ku rrëmimet e lidhura të Smithit bën të mundur që ta ritregoj edhe me detajet më të imta.
Deri me mbërritjen e këtyre aventurierëve Evropianë, portet bregdetare të Afrikës së Veriut kanë qenë të papërdorura për luftë. Megjithatë, ato kishin gjetur një begati të re pasi myslimanët vendas të Spanjës u dëbuan nga Mbreti Filip II në vitin 1610, një ngjarje kjo që ndoshta ishte akti më i madh i brutalitetit racor të parë në Evropë, përpara Holokaustit nazist. Shumica e Maurëve dinin pak rreth detit, dhe akoma më pak nga artet e tmerrshme të armëve të zjarrit, por ato i mirëpritën myslimanët nga tokat Mesdhetare, si dhe nga popujt detarë të Veriut, të cilët ishin të gatshëm të pranonin Islamin në këmbim të shërbimit ushtarak me mërgimtarët spanjollë. Nga mesi i shekullit të XVI, myslimanët anglezë ishin në ballë të kësaj lëvizjeje, duke u endur nëpër dete për të kapur pikësëpari anije spanjolle, dhe pastaj çdo anije të krishterë, duke skllavëruar ekuipazhin, dhe duke shitur ngarkesën si plaçkë lufte.
Priftërinjtë e tmerruar dilnin rregullisht nga kishat e Algjerit, Tunizit dhe Salit, për të dëshmuar festimet e rregullta të konvertimit në rrugë. Ato raportonin se skllevërit që konvertoheshin, e pranonin Islamin në një ceremoni të thjeshtë në xhami, por burrat dhe gratë e lira do të vepronin kështu në varrin e ndonjë shenjti vendas, në të cilin ato do të udhëhiqeshin nga një proces i madh publik, të paraprirë nga një bandë ushtarake. Duke kalëruar kalin, dhe duke mbajtur një hark në dorën e tij për të simbolizuar përkushtimin ndaj Xhihadit, anglezët e sapo bërë synet do të mësonin më pas bazat e Kuranit, si dhe zbatimin e vetes në këtë prirje të re. Vetëm një pakicë u mor me detin, të tjetër janë të njohur se kanë bërë një jetesë si rrobaqepës, apo kasapë, apo edhe si imamë të xhamive. Në ditët e sotme gjendet një ndërtesë në qytetin maroken të Sales të njohur si ‘Xhamia e anglezit’.
Shumica e këtyre njerëzve e morën sekretin e jetës së tyre më vete në varr. Megjithatë, në sajë të Inkuzicionit Spanjoll historianët kanë mundësi për të përdorur informacion për një numër të mirë prej tyre. Ato që u kthyen në një jetë detare rritën rrezikun e rikapjes dhe marrjes në pyetje nga priftërinjtë Inkuizitorë, për shkak të shënimeve tepër të përpikta të mbajtura nga Inkuzicioni që ne njohim detajet e konvertimit të tyre dhe shpesh të fatit të tyre tragjik.
Një gjykatë Inkuzicioni, në vitin 1610, hetoi jo më pak se 39 Britanikë. Dymbëdhjetë prej tyre ishin prej porteve Perëndimore të vendit. Dhjetë ishin Londinezë, 6 ishin nga Playmuthi dhe të tjerët rridhnin nga Midëllsbrougti, Lime, dhe Ishujt Çanell. Në vitin 1631, Inkuizicioni në qytetin spanjoll të Murcias nxori në pah një Aleksandër Harris, i cili ishte bërë një marinar i shquar mysliman si Reiz Murad. Ai u dënua, duke u detyruar të konvertohej në Katolicizëm si dhe u dënua me 7 vjet si skllav anijeje. Një tjetër anglez i pafat ishte Francis Bërns, i cili pranoi për inkuizitorët se ai ishte lutur dhe kishte agjëruar me besim ‘në mënyrën Muhamedane’ teksa punonte si një drejtues anijeje në Tuniz, ku ai ishte kapur nga keqbërësit spanjollë. Në vitin 1626, Robin Lokar i Plejmuthit, i njohur gjithashtu si Ibrahim, u kap nga galerat Toskane dhe u dënua për praktikimin e Islamit. Kapiten Jonasi i Dartmuthit, i njohur gjithashtu si Mami al Inglizi, ishte një tjetër viktimë e këtyre keqbërëse të tmerrshëm spanjollë.
Një marrje në pyetje nga Inkuizicioni do të thoshte një tmerr. Një i mbijetuar, myslimani i Plajmuthit Ljuis Kru, përshkroi se si priftërinjtë, pas përdorimit të formave të ndryshme të torturës, do të kërkonin nga i robëruari mysliman nëse do të pranonte predikimet papnore në lidhje me 6 çështje. Fillimisht vinte Triniteti, si një pikë kryesorë në marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishterimit. E dyta ishte virgjëria e përjetshme e Marias. Së treti ishte Koncepti i të pamëkatës. E katërta, bërja e pyetjeve në lidhje me Purgatorin. Së pesti, të akuzuarit do ti kërkohej të demonstronte ortodoksinë e tij në lidhje mbi doktrinën e supremacisë së papës. Së fundi, Premtimet e Shenjta të Kishës Katolike do të ishin subjekt i një hetimi të koklavitur, i cili pa dyshim i hutonte marinarët e thjeshtë të cilët përbënin shumicën e të akuzuarve të Inkuizicionit. Ashtu si shumë të tjerë, Krue e kishte përfshirë veten në një debat fetar të llojit të mbajtur në publik mes të konvertuarve dhe Krishterëve në Algjer, megjithatë ai kuptoi se Inkuizicioni ishte i interesuar vetëm në zbatimin e ortodoksisë, dhe jo në justifikim e saj.
Urdhrat gjyqësorë të inkuizicionit pothuajse nuk u morën parasysh për asgjë në Angli, por edhe këtu, ato marinarë myslimanë që u kthyen nëpër shtëpitë e tyre mund të përballeshin me marrjen në pyetje dhe martirizim. Zoti Valter Raleig, duke komentuar mbi seriozitetin e problemit, shënonte se “Tradhtarët që ktheheshin në Turq, ndëshkoheshin duke u shpuar në hell ”, dhe kjo duket se ka qenë një ndëshkim i zakonshëm për burra të tillë. Tre martirë anglezë janë të njohur në vitin 1620, ndërsa në vitin 1671, një uellsian ishte dënuar me vdekje nga ndëshkimi me ngulje në hell pas refuzimit për tu rikonvertuar në krishterim. Kryepeshkopi Laud ishte aq i shqetësuar nga prania e myslimanëve saqë ai themeloi një version anglisht në miniaturë të inkuizicionit. ‘Forma e pendesës së tij’ u zbatua në vitin 1637, duke përcaktuar rregulla të rrepta për të siguruar sinqeritetin e rikonvertimit në krishterim, duke përfshirë përdorimin e mantelit të pendimit si dhe shkopinjve magjik të huazuar drejtpërdrejtë nga praktika katolike.
Pavarësisht përpjekjeve më të mira të inkuizitorëve, qytetet pirate vazhduan të lulëzonin. Nga fundi i shekullit të XV, numri i anglezëve dhe i evropianëve të tjerë të cilët iu ishin bashkuar kësaj aventure ishtë bërë i pamasë. Deego de Haedo, një prift Benediktian, llogariti se deri në vitet 1600, gjysma e popullsisë së Algjerit përbëhej nga evropianë të konvertuar si dhe nga pasardhësit e tyre. Më vonë Volteri do të komentonte mbi ‘faktin e vetëm se ka kaq shumë tradhtarë spanjollë, francezë dhe anglezë, të cilët kushdo mund ti gjej në të gjithë qytetet e Marokut.’
Shumica e piratëve ishin nga origjina të poshtëruara. Megjithatë, disa, ishin të mirë-njohur në vendet e tyre. Një i tillë ishte Sër Francis Vërnej (1584-1615), I cili “u kthye nga turk në tunizian’, dhe u kap më vonë dhe shërbeu për 2 vjet si një skllav anijeje si një ndëshkim për konvertimin etij.
Por ndoshta 2 piratët më të famshëm anglezë ishin të ashtuquajturit qentë e detit Xhon Ward dhe Simon Danseker. Një baladë XVII shekullore dëgjohet dhe këndohet anembanë tavernave të Anglisë se:
E gjithë bota ka dëgjuar në lidhje me
Dansekerin dhe Kapitenin Ward
Si dhe për aventurat e tyre krenare të përditshme.
Wardi në veçanti, u rrit në vëmendjen e publikut derisa u bë pirati më i famshëm anglez qysh prej Sir Francis Drake. I lindur në Faversham, ai i kaloi vitet e adoleshencës duke punuar me peshkim. Më vonë gjatë mbretërimit të Mbretëreshës Elizabet ai iu bashkua marinës, ku temperamenti i tij rebel e shtynte atë në kapjen jozyrtare të ndonjë anijeje të përfolur për tu transportuar në thesarin e refugjatëve katolikë. Anija doli se nuk kishte thesare, por iniciatori Ward e përdori atë për të kapur një anije më të madhe franceze të ankoruar në brigjet jugore të Irlandës, si dhe duke u larguar kështu nga marina me të mirë.
Ishte kjo anije, të cilën ai e quajti Xhoni i Vogël për të çuar në vend imazhin e tij si një lloj Robin Hud i kohëve të fundit, me të cilën lundroi në Tuniz, duke shpresuar për t’iu bashkuar fushatës kundra kombeve katolike të Mesdheut. Ai gjeti mbështetje nga Kara Osmani, komandanti i garnizonit të jeniçerëve vendas, dhe në disa pika iu bashkua Islamit.
Aftësitë e tij detare së shpejti e vunë atë, sipas një raporti francez të vitit 1606, në komandën e mbi 500 vullnetarëve myslimanë dhe të krishterë. Ndër këto, në dhënien e shpërblimeve ishte Kapiteni Simson, ndërsa Riçard Peshkopi i Jarmuthit ishte togeri i parë i Wardit, si dhe Xhejms Prokter i Sauthemptonit, i cili shërbeu si gjuajtës. Ndoshta arritja e tij më e madhe detare ishte kapja e anijes Rainera dhe Soderina, duke zhvendosur 1500 ton, shuma e thesareve të së cilave arriti në 2 milionë dukate.
Deri në dekadën e dytë të shekullit të XVII, Ward ishte mjeshtër i Mesdheut qendror. Një tjetër baladë për të i ka çuar mesazhin e mëposhtëm Xhejmsit të Parë:
Shko dhe thuaji Mbretit të Anglisë, shko dhe thuaji nga ana ime
Nëse ai është mbreti sundues i tokës, unë do të jem mbreti sundues i detit.
Jeta në Tuniz, shut si përgjithësisht në Botën Myslimane, ishte më e përmirësuar dhe më e rehatshme se ndërsjellta e saj në Evropë, dhe pavarësisht disa ofertave, Ward nuk tregoi asnjë shenjë të dëshirës për brigjet e vendit të tij. Ai ndërtoi një pallat,të përshkruar nga Uilliam Lingou, tregimtar skocez i cili kaloi nëpër Tuniz në vitet 1616 si ‘si një pallat të drejtë, të zbukuruar nga mermerë të shtrenjtë dhe gura alabastri. Me të gjeta rreth 15 tradhtarë vendas të bërë synet, jetët dhe pamja e së cilëve ishin të dyja të ngjashme. Mjeshtri i tyre i vjetër Ward ishte i duruar dhe në herë të ndryshme gjatë qëndrimit tim prej 10 ditësh unë hëngra drekë dhe piva me të.’ Një tjetër visitor, EdwardKoksere, raportonte se Ward ‘ kishte gjithmonë një zakon turk, ai pinte ujë dhe jo verë, dhe vishte disa hekura të vegjël nën opingat e tij turke të ngjashme me këpucët e kalërimit’.
Kur Ward vdiq nga murtaja në vitin 1622, Anglia dukej se ishte me dy mendje në lidhje me të. Kishte shumë njerëz që e përshëndetën atë si kamxhiku i flotave Papale, apo si një burrë nga një origjinë e përulur që u ngrit për të poshtëruar të pasurit dhe të pushtetshmit. Disa të tjerë e gjetën të vështirë ta pranonin atë, për shkak të konvertimit të tij vullnetar në Islam, si dhe pranimit nga ana e tij të vlerave dhe mënyrave turke. Ai ishte ‘pirati më i madh anglez…..Thuhet se ai ishte i pari që i vendosi turqit në një pozicion për ti kthyer piratët në det si vetja e tij’, Por ai nuk u harrua shpejt. Brezat e mëvonshëm të myslimanëve anglezë, si në vend edhe në Afrikën e Veriut, e admiruan atë si një marinar të shkëlqyer, të patrembur në betejë,si dhe një luftëtar i guximshëm për Gjysmëhënën kundra atyre që dëbuan Moriskot, si dhe kërkuan për të imponuar zakonet e tyre të paepura dhe mizore në tokat e lira të jugut, ku kisha, xhamia dhe sinagoga bashkëjetuan për shekuj, dhe ku lindja e përulur nuk ishte pengesë për lavdinë.

Perktheu: Ervin Hakorja

Artikulli paraprakEtja për të dhëna e Facebook-ut
Artikulli vijues71 vjet nga vrasja e heroit Shaban Polluzha