PKK e ka ndërprerë tërheqjen e ushtarëve nga Turqia

Rebelët kurdë të Turqisë e kanë ndaluar tërheqjen e luftëtarëve nga territori turk, duke e akuzuar Ankaranë për mosveprim në raport me procesin e paqes, ka informuar një agjenci e lajmeve pro-kurde të hënën, raporton AFP.

Në një deklaratë të cituar nga “Firat Neës”, lëvizja e armatosur e Partisë së Punës së Kurdistanit (PKK) ka thënë se “sjellja e qeverisë turke duke mos arritur progress në çështjen kurde qëndron prapa situatës së re”.

Megjithatë në këtë deklaratë thuhet se PKK do e respektojë armëpushimin me forcat turke.

Artikulli paraprakJep dorëheqje presidenti i Pakistanit
Artikulli vijuesFadil Maloku: Kushtetuesja ta shkarkoj Jahjagën