Plagoset rëndë Shaban Sadriu

Shaban Sadriu, nga fshati Sllubicë i moshës 18 vjeçare është plagosur në pusi të hënën mbrëma rreth orës 22. 30 dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Viktima është sulmuar te vendi i quajtur “varrezat e muhaxhirëve”.
Hasan Sadriu (mixha) tha për rajonipress se nipi i tij me askënd nuk ka pasur probleme. “Jemi të befasuar sepse familja ime njihet si familje e ndershme dhe aq më keq që incidenti ka ndodhur natën. Për momentin nipi Shabani ndodhet në gjendje të rëndë kritike në QKUK dhe asgjë rreth rastit nuk mund të flasim” u shpreh Sadriu.
Sipas tij në vendin e ngjarjes është parë një veturë me tabela të huaja, por ka qenë e pamundur të saktësohet .
Fshati Sllubicë ndodhet tre kilometra afër kufirit me Serbinë./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakPërgenjështrohet njoftimi për vdekjen e Assadit
Artikulli vijuesAutomobilat më të bukur të vitit 2012