Që prej janarit nëpërmjet Mesdheut kanë mbërritur në Europë 557 mijë e 899 emigrantë, sipas të dhënave zyrtare të Frontex, agjencisë europiane për ruajtjen e kufijve.400 mijë prej tyre u është refuzuar kërkesa e azilit pasi janë azilkërkues ekonomikë dhe jo refugjatë lufte. Për këtë motiv në javët e ardhshme do të përzihen dhe riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës. Ky është plani i Bashkimit Europian që ende nuk është bërë publik. Lajmin e ka publikuar britanikja Times. Çfarë parashikon plani i Brukselit? Në rast refuzimi nga emigrantët për t’u riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës Bashkimi Europian do të kërcënojë me ndërprerjen e dietave që u jep dhe do të bllokojë vizat me shtetet nga vijnë emigrantët. Vendet me më shumë azilkërkues ekonomikë janë Nigeri dhe Eritrea, më pas vijnë vendet e Ballkanit përfshirë Shqipërinë.Marrëveshja e BE parashikon që ata që refuzojnë deportimin të marrin përjashtimin nga vendet e Shengenit për disa vjet. Plani i BE do të ridiskutohet nesër, në 8 tetor në mbledhjen e ministrave të Brendshëm.
You Might also Like
Shtohet dhuna në Karaçi
Vala e dhunës, etnike, fetare dhe politikisht e motivuar, që ka mbërthyer Pakistanin vitet e…
By
5 Min Read
Karman: Terrorizmi Nuk Ka të Bëjë Asgjë me Islamin
“Ata që thonë se ‘Pranvera arabe’ është ajo që e ka nxitur terrorizmin, se e…
By
3 Min Read
Rritet mosbesimi i katolikëve praktikues në Francë kundrejt islamit
Katolikët praktikues në Francë tregohen gjithnjë e më shumë mosbesues kundrejt islamit, sipas një sondazh…
By
2 Min Read
Në Siri vritet djali i ish-liderit çeçen
Rustam Gelayev, djali i ish-komandantit kryengritësve çeçenë, Ruslan Galayev, është vrarë në Siri, gjatë luftimeve…
By
1 Min Read
Dështojnë kolonët çifut në përpjekjen për të kryer rituale Talmudike në xhaminë Al-Aksa
Dhjetëra kolonë hebrenj sot kanë hyrë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin e pushtuar…
By
1 Min Read
Liga Arabe hedh poshtë federalizimin e Sirisë
Javën e kaluar organizata terroriste PYD shpalli federalizimin e zonave që ka nën kontroll në…
By
1 Min Read
