Po vjen TV SHENJA, Islamofobat në panikë

Eterit medial në Maqedoni po i shtohet edhe një televizion nacional. Bëhet fjalë për Televizionin SHENJA. Njohësit flasin për një koncept të ri medial, teknologji moderne, dritare e vërtetë për qytetarët ndaj botës. Pjesa më e madhe e stafit profesional përbëhet nga gazetarët më të shquar shqiptar në Maqedoni, që karrierën e tyre e ndërtuan në Tv AlsatM.

Ata sot në profilet e tyre postuan një mesazh të njejtë:

“TV SHENJA do të jetë media e pavarur që do të shtrihet në gjithë vendin. Do të jemi në shtëpinë e secilit qytetar dhe ajo që është më me rëndësi, do t’i mbrojmë vlerat tona! Jo vetëm kaq, TV SHENJA sinjalin e vet do ta përçojë edhe në Shqipëri dhe Kosovë dhe në të gjitha vendet ku gjendet mërgata shqiptare.Paleta e programeve do të jetë jashtë mase e gjerë, por gjithmonë duke pasur kujdes që shqiptarin mos ta tjetërsojmë në atë që nuk është. Politika, kultura, arti, arsimi, sporti… dhe gjithsesi LAJMET, të cilat do të jenë më objektivet në gjithë vendit, do të dëshmojnë profesionalizmin tonë, por gjithsesi edhe ndershmërinë. Pra, tani e tutje, në eterin tonë TV SHENJA gjithmonë do të jetë 5 minuta më herët, 5 minuta më afër, thuhet mes tjerash.

Siç mund të shihet në foto, pjesë e stafit të TV Shenjës do të jenë gatise të gjithë ish gazetarët e TV Alsat si Ismail Sinani, Muhamed Zekiri, Faton Zylbehari, Avdi Bakiu etj.

Stafi i Kohës Islame uron që ky medium të jet i drejtë e jo siç jemi mësuar nga shumë media tjera që shpesh dinë të jen edhe Islamofobe

Artikulli paraprakNamazi i parë i xhumasë në Shqipëri në vitin 1990
Artikulli vijues"Mjeku i sulmuar po pinte Xhoni Voker me këmbë mbi tavolinë’