Podgoricë: Grafite kundër homoseksualëve

0
187

Në qendër të Podgoricës, përballë Sahat Kullës, janë vënë mbishkrime me përmbajtje fyese për komunitetin LGBT dhe pakicën kombëtare shqiptare.

Në disa mbishkrime është bërë thirrje për vrasjen e pjesëtarëve të komunitetit LGBT, ndërsa shqiptarët janë identifikuar me njerëzit LGBT, transmeton Telegrafi.

Qendra e LGBT ka bërë të ditur se këtë rast e kanë raportuar në polici dhe se prokurori kompetent ka ngritur akuza penale.

“Ne fuqimisht dënojmë gjuhën e urrejtjes me mbishkrime në rrugë kundër komunitetit LGBT, pakicave fetare dhe etnike”, ka thënë presidentja e Qendrës, Elmira Gjokoviq. /Tg/kohaislame