Podujeva, 300 mijë euro për lëndë djegëse

Komunarët e Podujevës kanë shpenzuar rreth 300 mijë euro për lëndë djegëse gjatë vitit që shkoi.

Sipas Raportit financiar 2015 të miratuar në mbledhjen e fundit në Kuvendin Komunal, shihet se më së shumti nga kjo kategori janë shpenzuar për dru-130 mijë e 563 euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pastaj 82 mijë e 444 euro për karburant për vetura, 35 mijë e 797 euro naftë për ngrohje qendrore, 17 mijë e 349 euro për qymyr, 11 mijë e 962 euro për derivate për gjenerator dhe 2 mijë e 515 euro për vaj, gjithsej 280 mijë e 628 euro.

Për vetura zyrtare janë shpenzuar edhe dhjetëra mijëra euro të tjera./koha/.kohaislame

Artikulli paraprakQeveria ende pa vendim për lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë
Artikulli vijuesBeteja e Koshares, e parë me sytë e serbëve [video]