Policia bastisë 4 shtëpi në Isniq, të gjithë pronarët e armatosur

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, ka zhvilluar një aksion në fshatin Isniq të Deçanit, ku ka bastisur katër shtëpi brenda gjysmë ore.

Aksioni i nisur qysh në orën 7 të mëngjesit, me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, ka rezultuar me konfiskimin e disa armëve të ndryshme dhe fishekëve bashkë me arrestimin e 4 personave të cilët janë liruar me procedurë të rregullt.

Në shtëpinë e parë është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dy tytëshe me dhjetë (10) fishekë të kalibrit 12 mm, teksa në shtëpinë e dytë është gjetur dhe konfiskuar një revole “TT” dhe tetë (8) fishek të kalibrit 7.62 mm.

Një revole “TT” dhe dhjetë (10) fishek të kalibrit 7.62 mm janë gjetur në shtëpinë e tretë ndërsa në shtëpinë e katërt sipas raportit të Policisë, është gjetur dhe konfiskuar një Pushkë automatike AK-47 me dy karikator dhe njëzetë e nëntë (29) fishekë të kalibrit 7.65mm.

Fshati Isniq është raportuar shpeshherë si një nga fshatrat më problematike sa i përket vrasjeve dhe posedimit të armëve.

Artikulli paraprakOdise Verbofshi: Ja si i vrava dhe i dogja dy shokët, shkaku i drogës
Artikulli vijuesEksporti i Kosovës në vendet e CEFTA-s ka shënuar rënie