Ish-agjenti rus: Avionin në Egjipt e rrëzoi Rusia me rdhër te Putin

Mediat thonë se një ish-agjent i KGB-së ruse, Boris Karpichkov, ka thënë se urdhrin për rrëzimin e avionit nga i cili humbën jetën 224 pasagjerë e ka dhënë Rusia. Sipas Karpichkov, Putini këtë gjë e ka bërë në mënyrë që të rifitojë simpatinë e humbur nga populli dhe që të arsyetohet në luftën kundër ISIS-it, në mënyrë që të godasë edhe caqe të tjera, raportojnë mediat e huaja. Ky zhvillim e komplikon shume situaten e tensionuar politike midis NATO’s dhe Rusise, por ne vecanti Turqise dhe Rusise.

Ndër të tjera kjo është edhe presion direkt mbi qeverinë e puçistit Sisi, të cilën e bëri partner të saj dhe nënshkroi po në këto ditë marrëveshjen shumë miliardëshe për ndërtimin e centraleve bërthamore dhe atë për partneritet ushtarak. Ky pozicion i ri i Egjiptit është shumë i dëmshëm për Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Artikulli paraprakArabi Saudite: Dyfishimi i çmimit të benzinës në 25 cent shkakton pritje të gjata në pompat e benzinës
Artikulli vijuesFormat e fjollave të borës mrekullia e Zotit që njerëzit nuk e vërejnë