Policia e armatosur në Nice ka detyruar një grua në plazh që të heq burkinin që e kishte veshur pasi tani ajo është e ndaluar të vishet si veshje e tërë trupit për not, ku këtë rregull e kanë bërë shumë qytete të Francës.
Ky incident ka ndodhur në afërsi të vendit ku ndodhi vrasje e 84 njerëzve në Ditën E Bastijes.
Fotografët kanë treguar përmes fotografive 4 policë të veshur deri në dhëmbë me armatim për të detyruar një grua të moshuar të heq burkinin.
Të martën një grua 34 vjeçare muslimane që është vendase e Francës për tre gjenerata tregon se edhe asaj i është ndaluar të lahet e veshur komplet në det. “Isha ulur rreth detit me familjen time, as nuk kisha plane që të lahem, vetëm të freskojë pak këmbët” ka thënë ajo.
Kjo është një padrejtësi e madhe që po u ndodh muslimanëve, ndërsa janë kritikuar organizatat për të drejtat e grave që janë duke heshtur për këtë rast, ngase kjo çfarë po ndodh është misogjene./KohaIslame