NATO i ka premtuar Rusisë se nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri

Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka plane për ndërhyrje ushtarake në konfliktin sirian, deklaroi në bisedimet me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, Valeri Gerasimov, Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Knud Bartels, njofton Agjencia ruse “RIA Lajmet”, duke iu referuar Kreut të Departamentit Qendror për Bashkëpunimin Ushtarak Ndërkombëtar të Ministrisë së Mbrojtjes, Sergei Kosheljov.

Deklarata e Knud Bartels rezulton “në kontrast të theksuar” me deklaratat e Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton dhe zyrtarëve të tjerë të shteteve anëtare të NATO-s në lidhje me këtë çështje, si dhe me ato të botimeve e mediave perëndimore.

Artikulli paraprakShembulli i rrallë i trimërisë në Siri (Video)
Artikulli vijuesMirëpriten deklaratat ruse për të ardhmen e Assadit