Policia e Kosovës së shpejti me pjesëtarë të ri

Stafi policor në Policinë e Kosovës, përfshirë ata me uniformë dhe civil, përveç që dallojnë në numër të madh nga gjinia, shumica nga ta nuk janë më në moshën ku një polic mund t`i kryejë detyrat e veta pa pengesa. Kjo si pasojë e mungesës së stafit të ri në polici.

Se në staf do të ketë inkuadrime të gjeneratave të reja, ka bërë të ditur Zyra e Informimit në Policinë e Kosovës.
“Numri i zyrtarëve policor momentalisht arrin mbi 7 mijë e 600 zyrtarë policorë të uniformuar dhe mosha mesatare e përgjithshme është e mesme, mirëpo PK-ja bazuar në planifikimet e saja po inkuadron gjenerata të reja me qëllim të rinimit të moshës së zyrtarëve policor”, ka bërë të ditur Zyra e Informimit për Indeksonline.

Bazuar në statistikat e policisë, dallimi është i qartë në gjini, ku meshkuj uniformë ka 88.66 për qind, ndërsa femra uniformë ka 11.34 për qind.
Stafi civil në meshkuj shkon ne 66.40 për qind, kurse ai në femra 33.60 për qind, transmeton Indeksonline.

Në total, numri i stafit policor të gjinisë mashkullore brenda Policisë së Kosovës, shkon në 85.83 për qind, kurse ai i femrave vetëm 14.17 për qind./kohaislame
Artikulli paraprakEKSKLUZIVE: Biseda e Beg Rizajt e Mirsad Ndrecajt me spiunin maqedonas (Audio)
Artikulli vijuesNikoliq ofendon Jahjagën: Ti nuk je kryetare shteti!