Policia gjenë dy të vdekur në Prishtinë

Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur  në kryeqytetin e Kosovës.

Fillimisht, në parkun e qytetit të Prishtinës është gjetur një burrë pa shenja jete. Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ende nuk dihen motivet e vdekjes, por Policia rastin e ka hapur si vdekje e dyshimtë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kurse në Rr. “Bajram Bahtiri”, po në kryeqytet një qytetar i ka thirrur Policin e Kosovës, dhe u ka thënë se në banjo të shtëpisë është pa shenja jete vëllai i tij. Njësiti policor dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarje dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Edhe në këtë rast ende nuk dihen motivet e vdekjes, ndërkohe policia ka hapur hetim, si vdekje e dyshimtë. Trupi i pa jetë është dërguar në Mjekësin Ligjore.

Zyrtarja për Informim, Flora Ahmeti tha për Indeksonline se Policia e Kosovës ende nuk ka pranuar ndonjë raporte nga Mjekësia Ligjore, në mënyrë që të orientojë dika tjetër pistat e hetimit, pos që vdekjet edhe më tutje mbesin si të dyshimta.

“Ende nuk kemi pranuar raport nga Mjekësia ligjore për asnjërin rast. Tek raportimi i gjetjes së personit të vdekur në banoj, bëhet fjalë për një 24 vjeçare. Ai është gjetur të dielën. Kurse, tek parku i qytetit, pa shenja jete është gjetur një plakë. Ai është gjetur me plagë në trup. Nuk dihet nëse ka vdekur nga plagët e qenve që e kanë kafshuar, apo nëse qenët e kanë kafshuar pas ndonjë incidenti tjetër të mundshëm që mund ta ketë pasur. Ne po presim raportet”, tha Ahmeti.kohaislame

Artikulli paraprakHakmarrja e Limajt ka filluar
Artikulli vijuesErdogan: Një i vrarë në Siri, si ta vrasësh krejt njerëzimin