Forcat izraelite qëlluan për vdekje një grua palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor nën pretekstin se u përpoq të sulmojë me thikë një ushtar izraelit.
Ministria palestineze e Shëndetësisë identifikoi gruan si 19 vjeçarja Rahiq Yousef.
Sipas të dhënave palestineze, më shumë se 240 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i valës së fundit të dhunës izraelito-palestineze tetorin e kaluar.
Izraeli nga ana e tij thotë se 42 izraelitë janë vrarë gjatë të njëjtës periudhë.