Erdogan: Nuk do të lejojmë praninë e asnjë organizate terroriste në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Ata që përpiqen të pengojnë pjesëmarrjen e Turqisë në operacionin e Mosulit janë ata që janë të shqetësuar që ne mos të prishim lojën e tyre në Siri. Ata dëshirojnë që Turqia të qëndrojë në vend, të vërejë ato që ndodhin dhe më pas të paguajë pasojat”, raporton AA.

“Po luftojmë me FETO-n, po ndjekim hap pas hapi të gjithë elementët e kësaj bande tradhtare brenda organizatave të shoqërisë civile dhe në botën e biznesit. Akush nuk do të mbesë pa marrë përgjigjen e merituar ndaj këtyre tradhtive të kryera në këtë vend. Ne nuk do të lejojmë praninë e asnjë organizate terroriste dhe të asnjë terroristi në këto troje. Ose do të asgjësohen, ose do të dorëzohen ose do të largohen nga këtu”, ka shtuar Erdoğan.

Artikulli paraprakPolicia izraelite vret 19 vjeçaren palestineze
Artikulli vijuesPolitika "dëbuese" e regjimit sirian