Policia në pjesën verilindore të Kinës i ka qëlluar për vdekje tre ujgurë myslimanë, duke thënë se ishin terroristë dhe i kishin përdorë thikat për ta kundërshtuar arrestin.
Policia në qytetin Sheniang të Kinës tha, po ashtu, se një i dyshuar tjetër ishte plagosur gjatë incidentit të djeshëm.
“Policia ka shtënë vetëm pasi terroristët e inojruan tërheqjen e vërejtjes”, tha policia.
Kongresi Botëror i Ujgurëve, me seli në Munih të Gjermanisë, tha se personat e vrarë ishin në mesin e grupit të ujgurëve, që ishin përpjekut të largoheshin nga Kina nëpër kufirin verior.
Ujgurët janë pakicë myslimane në rajonin e largët perëndimor kinez, Xinjiang.
Pekini i akuzon separatistët ujgurë pëe terrorizëm në Xinjiang dhe në viset e tjera të Kinës.