Presidenti Erdoğan miraton vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Vendimet e miratuara nga Presidenti janë bërë publike nga zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan miratoi vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Lartë Ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimet e miratuara nga Presidenti janë bërë publike nga zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın.

Në fjalën e tij zëdhënësi Kalın tha se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm do të vazhdojë të jetë Gjeneral Hulusi Akar, shef i Forcave Tokësore, Gjeneral Sali Zeki Çolak, komandant i Forcave Detare Admiral Recep Bülent Bostanoğlu, komandant i Forcave Ajrore Gjeneral Abidin Ünal dhe Komandant i Flotës Admiral Veysel Kösele.

Në krye të Xhandarmërisë u emërua Shefi i dytë i Shtabit të Përgjithshëm Yaşar Güler, si Shef të dytë të Shtabit të Përgjithshëm, Ümit Dündar.

Artikulli paraprak“Fetullah Gylen prej 40 vitesh përgatitej për këtë grusht shteti”
Artikulli vijuesParukierja Merita Merja denoncohet për prostitucion vajzash