Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin arrestimin e anëtarit të lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.
Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se Policia ka zbatuar urdhër arrestin ndaj personit në fjalë, dhe i njëjti është arrestuar në orët e mëngjesit.
Telegrafi mëson se ai është arrestuar në banesën e tij, prapa kinemasë ABC.
Ndryshe, Molliqaj është larguar nga jeta publike që nga protesta në Prishtinë në të cilën ai u pa duke e nxjerrë nga vetura zyrtare këshilltarin e ministrit Memli Krasniqi, Shasivar Haxhiajn, ndërsa të mërkurën u rikthye duke iu drejtua masës në protestën e organizuar nga opozita. /Telegrafi/