Sa mund të rrijë njeriu pa frymë, ushqim, gjumë…

Trupi i njeriut është i brishtë, por megjithatë ka shumë njerëz që kanë dëshirë ta testojnë trupin e vet deri në kufijtë ekstremë.

Falë aventurierëve të ndryshëm, sot dimë se sa mund të qëndrohet pa disa nga gjërat më të nevojshme.
Pa gjumë
Në vitin 1965, atëherë 17 vjeçi Randy Garder ka arritur rekordin deri tash të pa rrëzuar duke mbetur pa fjetur 264.4 orë, do të thotë 11 ditë e 24 minua.

Pa frymë

Njeriu që më së gjati ka qëndruar pa frymë, është regjistruar në vitin 2012. Atëherë zhytësi danez Stig Severinsen ka qëndruar nën ujë 22 minuta.

Pa ushqim e ujë

Në vitin 1979, 18 vjeçi Andreas Mihavec ishte lënë dhe ishte harruar i mbyllur në qelinë e bodrumit. Rastësisht u gjet 18 ditë më vonë dhe rastësisht u zbulua se sa gjatë mund të qëndrojë njeriu pa ushqim e ujë. Iu deshën disa javë për t’u shëruar.

Pa gravitet

Edhe pse shëtitja nëpër gjithësi duket argëtuese, nuk është krejtësisht kështu nëse jeni të detyruar që t’i bëni 437.7 ditë, ashtu si kishte bërë astronauti rus Valeri Polakov në vitin 1995.

Pa dritë të Diellit

Në vitin 2004, magjistari çek Zdenek Zahradka ka kaluar 10 ditë në një arkë nën dhé ( e ka pasur gypin për frymëmarrje, ka qenë pa qasje në rreze të Diellit dhe në ushqim e ujë).
Por ka shembuj edhe më ekstremë. Në vitin 2012 policia ruse kishte zbuluar pasuesit e një sekti që kishte jetuar nën tokë. Shumë fëmijë të këtij sekti që kishin lindur, nuk e kishin parë kurrë dritën e Diellit.

Artikulli paraprakShkon në 28 numri i të vrarëve nga sulmi në Turqi
Artikulli vijuesPolicia konfirmon arrestimin e Dardan Molliqajt