Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka mohuar deklaratat e Albin Kurtit se është liruar nga Policia për shkak të reagimit të aktivistëve të Vetëvendosjes para objektit të Policisë. Ai tha se Kurti është liruar me rekomandimin e prokurorit.
Sipas Kelanit, arrestimi i Kurtit ka ardhur pas urdhrit të prokurorit për ta marr në pyetje.
Kelani tha se dëmet që janë shkaktuar nga protestuesit janë të mëdha në objektin e Policisë dhe veturat zyrtare.
Ai shtoi se nga aksioni i Vetëvendosjes kanë mbetur të lënduar 15 policë dhe 1 qytetar, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësorë.
Gjithashtu, ai shtoi se qytetarët nuk kanë pse të ndihen të rrezikuar nga situata të tilla për shkak se policia nuk ka dashur të ndërhyjë më shumë vetëm e vetëm të mos përshkallëzohet situata. /kp/