Sulmi në Aleppo, 5-vjeçarja jetime nxirret e gjallë nga rrënojat

Një dritëz shprese është ndezur në ditën e dytë të bombardimeve që janë intensifikuar në zona të ndryshme të Aleppo-s. Një vogëlushe është nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë së saj, pas sulmit ajror që vrau familjarët e tjerë.

Pamjet e publikuara shfaqin vullnetarët teksa nxjerrin nga rrënojat 5-vjeçaren Raëan Alowsh, e cila duket e zbehtë dhe e pandërgjegjshme.

Aleppo është në ditën e dytë të bombardimeve pas përfundimit të armëpushimit 1-javor mes forcave të Bashar al-Assadit dhe grupeve opozitare. Fushata e bombardimeve u intensifikua të premten dhe që sipas një zyrtari ushtarak të Damaskut po paraprin një ofensive tokësore. /Blitz.al/

Artikulli paraprakHaxhia i kundërpërgjigjet fortë Gjorçevit: Ende ëndërron dhoma gazi për shqiptarët (Foto)
Artikulli vijuesKastrioti i BESËS: Nëse i krahasoni tubimet e BDI-së me ato të BESËS – dallimi është si nata me ditën!