Rrëfimi i tij bëhet edhe më tmerrues, kur tregon për sjelljen e personit kompetent për gardhin e ndërtuar me tel në kufi. Ai e ka pyetur Mustafën nëse është i etur? Refugjati është përgjigjur pozitivisht, e më pas është dërguar në një kabinë për kontroll në territorin e Maqedonisë, është zhveshur plotësisht dhe atëherë është rrahur dhe është kërcënuar se në vend të ujit do t’i japin të pijë urinën e tyre. Mustafa për “Skaj Njus” shton se kur e kanë rrahur nuk ka bërtitur për nga frika se do ta rrahin edhe më tepër. Si shkak për këtë sjellje të policisë ndaj tij, Mustafa i ka thënë gazetarit Sparks që raporton nga kufiri jugor i Maqedonisë, se me siguri bëhet fjalë për hakmarrje, pasi ai para ca kohe ka marrë pjesë në një protestë të dhunshme që janë mbajtur në anën greke të kufirit, kur me gur dhe me objekte të forta e kanë sulmuar policinë maqedonase.
Nga Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë demantojnë këto pohime të refugjatit, duke thënë se bëhet fjalë për akuza paushalle dhe se në mënyrë energjike i hedhin poshtë të pavërtetat e tekstit gazetaresk lidhur për gjoja rrahjen e migrantit. “Lëshimin dhe kontrollimin e imigrantëve e bëjnë bashkë policët maqedonas nga Çekia, Serbia, Sllovakia, Hungaria dhe Kroacia. Për këtë arsye pohimet se policia maqedonase krye më veti ka futur ndonjë emigrant në kabinë dhe e ka rrahur janë të pavërteta dhe të pamundshme”, kanë deklaruar në MPB.
Këto pohime në kronikën e “Skaj Njus”-it i kanë demantuar edhe disa punëtorë humaniotarë në kufirin Maqedoni-Greqi.