Vdiq një ndër humanistët dhe bamirësit e njohur

Abdul Sattar Edhi, që themeloi dhe financoi me para të tija në tërsi Fondacioni Edhi.

Që nga fillimi i tij, Fondacioni Edhi ka shpëtuar mbi 20.000 foshnja të braktisura, ka rehabilituar mbi 50.000 jetimë dhe ka trajnuar mbi 40.000 infermierë. Fondacioni gjithashtu drejton më shumë se 330 qendra për mirëqenie në Pakistan në zona rurale dhe urbane të cilat veprojnë si kuzhina ushqimi, shtëpit te rehabilitimit, strehëza për gratë e braktisura dhe fëmijët dhe klinika për të meta mendore.

Fondacioni Edhi drejton shërbimin më të madh ambulantiv në botë dhe ofron shërbime falas përkujdesje për pleq, jetimore, klinika, strehimore të grave, si dhe qendrave të rehabilitimit për të varurit nga droga dhe individët e sëmurë mendorë.

Fondacioni Edhi ka drejtuar misione humanitare në Afrikë, Lindjen e Mesme, rajonin e Kaukazit , evropën lindore dhe Shtetet e Bashkuara, ku ndihmuan pas uraganit New Orleans të vitit 2005./KohaIslame

 

Artikulli paraprakNë Kosovë po je antiislam të bëjnë ambasador apo president!
Artikulli vijuesNATO përforcon vendosmërinë e saj ushtarake dhe politike