Policia me plan për protestën e nesërme

Policia e Kosovës njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet në lidhje me protestën, e cila pritet të mbahet nesër në orën 14:00 në Prishtinë.
“Si pjesë e planit operativ, janë bërë planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim dhe apelon tek qytetarët që të shmangin vozitjen gjatë kohës së protestës në akset rrugore ku zhvillohet protesta”, thuhet në komunikatë.
 
Gjatë kësaj kohe do të jenë të bllokuara për vetura rrugët: “Garibaldi”;“Xhorxh Bush”; “Luan Haradinaj”; “Robert Doll”; “Kosta Novakoviq”; “Bill Clinton”; “Eqrem Çabej”; “Agim Ramadani”; “Xhemajl Prishtina”; “Ilaz Agushi” dhe “Ilir Konushevci”.
 
Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.
 
Artikulli paraprakAmbasadori norvegjez: Shqipëria dhe Kosova, dy vëllezër në shtëpi të ndara
Artikulli vijuesVritet edhe një shqiptar në Siri, një tjetër plagoset