Policia në aksion ndaj uzurpatorëve!

Lirimi i pronave të uzurpuara ka vazhduar edhe sot me aksione nga Policia e Kosovës në dy komuna, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për Indeksonline se organet e sigurisë janë duke kryer disa operacione nëpër komuna të ndryshme të vendit.
“Po, mund te konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ne bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë, ka ndërmarr një operacion policor ne dy rajone te Kosovës. Ky operacion Policor po realizohet ne disa lokacione qe përfshijnë dy rajonet e Kosovës, e qe ka te beje me lirimin e pronave te uzurpuara.
Ndryshe, para disa ditëve policia e Kosovës ka kryer disa aksione për liriimin e pronave në disa lokacione në Prishtinë dhe Ferizaj.

Artikulli paraprak4 milionë euro në dispozicion të komunave
Artikulli vijuesBarnat për spitale publike 8 herë më shtrenjtë se deri tani