Policia nuk lejon BDI-në të afrohet rreth gurthemelit

Forca të mëdha policore janë në Butel, duke mos kursyer edhe arsenal të ndryshëm nga më të rëndët, që janë locuar në disa pjesë të kësaj lagje. Kjo pikërisht disa orë para vendosjes së gurthemelit të Kryqit gjigant në rrethrrotullimin në territorin e kësaj komune që sot do të bëhet me praninë edhe të Kishës Ortodokse Maqedonase dhe iniciatorit Kongresit Botëror Maqedonas. Këto forca ishin të pranishme edhe gjatë protestës së mëngjesit, ku aktivistët e BDI-së u ndaluan në gjysmë të rrugës.

Forca policore kanë ndaluar funksionarët e BDI-së të afrohen tek vendi ku do të vendos partneri i tyre VMRO kryqin gjigand në Butel. Ata janë ndaluar tek tejkalimi nën urë, ndërsa në të njejtën kohë nga ana tjetër e Butelit, nga hyrja prej Radishanit, tek kisha e re që po ndërtohet, simpatizantët e VMRO-së po grumbullohen për të lëvizur më pas drejtë vendngjarjes. Për në ora 11 është caktuar vendosja e gurthemelit të kryqit 55-metërsh, ku do jetë prezent kreu i VMRO-së.

cair

butel2butel

Artikulli paraprakARTAN GRUBI SËRISH PROVOKON SI PËR KISHËN NË KALA
Artikulli vijuesMexhiti: Kemi mekanizma për të “rrënuar” kryqin