Mexhiti: Kemi mekanizma për të “rrënuar” kryqin

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti theksoi se nga dita e hënë do të intensifikojnë aktivitetet institucionale për të rrënuar këtë kryq të padrejtë që ngritet në një vendbanim të përzier multietnik dhe multikonfesional.

“Janë mekanizmat institucionale ku do të dëshmojmë se ky objekt fetar ngritet në mënyrë antiligjore dhe të padrejtë në rrethrrotullim. Ne kemi mekanizma për të çuar vizionin tonë në vend”, deklaroi Mexhiti. Ai porositi se kryqat apo simbolet e tjera janë për tu vendosur nëpër tempujt apo objektet fetare.

Sipas tij, dikush paska deklaruar se ka edhe shqiptarë ortodoks, por porositi se atëherë le të pranojnë dhe ndërtojnë kishën ortodokse shqiptare në Shkup.

Artikulli paraprakPolicia nuk lejon BDI-në të afrohet rreth gurthemelit
Artikulli vijuesShaqiri: Kryqi dhe protestat montim klasik nga VMRO- BDI