Policia padit Bashën: Bëri thirrje publike për dhunë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga opozita perpara godines se Kryeministrise, ku kane kerkuar doreheqjen e kryetarit te Kuvendit Ilir Meta, pas akuzave te deputetit Tom Doshi./r/n/r/nLeader of the Albanian opposition Democratic Party and mayor of Tirana Lulzim Basha gestures as he speaks in front of the government building in Tirana on March 12, 2015, during a ruing a rally to demand the resignation of the Parliament speaker. The Albanian opposition requests the resignation of Parliament Speaker Ilir Meta, the junior ally in the government coalition and that of Socialist Prime Minister Edi Rama following accusations from a Socialist MP that Meta had commissioned assassinations. Meta maintains that the charges, which are being investigated by the Prosecution office, are fabricated.

Policia e Tiranës ka kërkuar hetim penal ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për thirrje publike për veprime të dhunshme. Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Në protestën e të premtes, për policinë Basha ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve që të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore.

“Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat…… ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh…”, ka thënë Basha më 24 shkurt.

Hetimet ndaj tij kanë nisur për thirrje publike për veprime të dhunshme, parashikuar në nenin 223 të Kodit Penal. Në këtë nen thuhet se: “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

/ Top Channel

Artikulli paraprakKeqpërdorimi i 246 mijë eurove nga Inteligjenca kosovare, pse po heshtin institucionet pas akuzave të vetëvendosësit Glauk Konjufca?
Artikulli vijuesStavileci: I gatshëm të pranoj kandidaturën për Prishtinën