Policia rrahu edhe nipin e Adem Jasharit

Policia nuk “kurseu” asnjërin prej studentëve të tubuar sot para Universitetit të Prishtinës për të protestuar. Nga Policia e Kosovës u rrah edhe kryetari i Parlamentit Studentor, Fazli Jashari, i biri i Rifat Jasharit, nipi i heroit Adem Jashari.
Për këtë kanë reaguar një grup i ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-pjesëtarë të TMK-së.

“Ndihemi thellë të ofenduar dhe të indinjuar me sjelljen brutale të Policisë së Kosovës ndaj anëtarit dhe nipit të familjes se shenjtë Jashari, Fazli Rifat Jasharit, kryetar i Parlamentit Studentor në Fakultetin e Prishtinës, në një protestë të organizuar krejtësisht paqësore dhe të drejtë, ku nga policët e Dr. Bajram Rexhepit nuk u kursye as Fazli Rifat Jashari”, thuhet në një komunikatë, transmeton KP.

“Ne, ish pjesëtarët e ish-TMK-së, të papunë, ndihem shumë rëndë të prekur dhe të ofenduar nga ky akt vandal dhe qyqar i Qeverisë së Kosovës, i ministrit Rexhepi. Kërkojmë që sa më shpejt që të jetë e mundur të reagohet dhe të trajtohet si rast specifik dhe të ndëshkohen ata të vetëquajtur policë që ushtruan dhunë ndaj njërit nga anëtarët e familjes Jashari”, thuhet në komunikatën e Grupit iniciues i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të ish-pjesëtarëve të TMK-së, tani të papunë, të prirë nga Shqiprim Lika.kohaislame

Artikulli paraprakShenjat e para të thyerjes së kores së Tokës
Artikulli vijuesDO TI KRYEJMË GJITHË DETYRAT E SHTËPISË