DO TI KRYEJMË GJITHË DETYRAT E SHTËPISË

Në kuadër të vizitës së tij në Suedi Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u prit në takim nga ministri i Jashtëm të Suedisë, Carl Bildt.

Gjatë takimit me Bildt, Thaçi e falënderoi atë për mbështetjen personale për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian, dhe gjithashtu edhe për përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

“Pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, Kosova është edhe më shumë e përkushtuar në zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme për anëtarësim në BE.

Jemi duke pritur rekomandim pozitiv të Raportit të fizibilitetit nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave për Marrëveshjen për Asociim dhe Stabilizim, si dhe vlerësim pozitiv për përmbushje të kritereve që dalin nga udhëzuesi për liberalizim të vizave”, deklaroi Thaçi, citon noa.al.

Në vijim ai shtoi se Bashkimi Europian duhet t’i përmbushë premtimet ndaj Kosovës, përfshirë këtu hapjen e negociatave për Marrëveshjen për Asociim dhe Stabilizim.

Kryeministri i Kosovës theksoi ndër të tjera se, “Ne do t’i kryejmë të gjitha detyrat tona të shtëpisë. Do të vazhdojmë ta luftojmë korrupsionin, të bëjmë reformat dhe do të përfshihemi në një dialog konstruktiv me Serbinë. Dialogu është mënyra e vetme drejt normalizimit të raporteve dhe lëvizjes përpara drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO”.

Nga ana e tij ministri Bildt, theksoi se Suedia qëndron e përkushtuar në përkrahjen e rrugës së integrimit evropian të Kosovës dhe fqinjësisë së mirë. Për më tepër , ministri Bildt theksoi se Kosova është shtet i pavarur, sovran, dhe ndarja nuk është opsion.kohaislame

Artikulli paraprakPolicia rrahu edhe nipin e Adem Jasharit
Artikulli vijuesVETËVRITEN DY PERSONA