Policia shkatërron mija bimë kanabisi

1050 bimë që dyshohet të jenë narkotike të llojit kanabis sativa, janë gjetur dje në malet e fshatit Selas të Mitrovicës. 

Kapiten Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka deklaruar për Indeksonline se për momentin nuk dihet se kush është kultivuesi i tyre ose ato kanë mbirë vetvetiu.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti kundër narkotikëve dhe krim teknika ku është marrë edhe mostra për tu vërtetuar saktë se si janë zhvilluar.
Bimët e drogës kishin gjatësi prej 80 cm deri në 2 metra dhe ndodheshin në malet e fshatit Selas.
Droga është shkatërruar në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet përkitazi me rastin janë duke vazhduar./Valdrin Krasniqi/Ind/kohaislame

Artikulli paraprak15 semundjet me te shpeshta
Artikulli vijuesDudaj: Nuk tërhiqem, “Vargjet satanike” do të botohet në shqip