15 semundjet me te shpeshta

Spondilialtroza është një sëmundje, e cila po merr një përhapje të gjerë, ndaj dhe mjekët japin disa këshilla se si mund të evitohen dhembjet.

Kështu, çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës, në darkë bëni dush me temperaturë mesatare. Evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë. Janë 15 sëmundjet më të shpeshta, që prekin një numër të lartë të personave. Sëmundjet kardiake, qëndrojnë në krye të top listës, duke prekur një numër gjithnjë e më të lartë, tensioni i lartë gjithashtu, pjesë e sëmundjeve të zemrës, për shkak të regjimit ushqimor të gabuar apo edhe veseve, sipas mjekëve po evidentohet edhe ndër moshat e reja. Të tjera sëmundje, si diabeti i cilësuar si sëmundja e mirëqenies, nuk po njeh kufij duke u diagnostikuar ndër fëmijë, të rinj e të rritur. Po kështu edhe për sëmundjet e veshkave, tëmthit dhe mëlçisë, “Standardi” sjell regjimin ushqimor dhe këshillat e duhura të këshillave mjekësore për të mbajtur nën kontroll sëmundjet tek personat e prekur, gjithashtu për të rritur mirëqenien e organeve që ende nuk janë prekur.

Zemra

Për luftimin e sëmundjeve kardiake mjekët këshillojnë të pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj. Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje, gjithashtu bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime. Dhe një gjë duhet të kini parasysh, largohuni nga alkooli dhe duhani.

Kolesteroli

Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht. Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç). Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit, përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve. Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.

Obeziteti

Problemi që ka shumë prej jush që vuani nga mbipesha duhet të nisni fillimisht të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë. Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë. Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një masë e caktuar e tyre çdo ditë. Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme. Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës. Planifikoni të kaloni 5-10 minuta pushim çdo mëngjes. Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha llojet, por me kufi.

Anemia

Anemikët duhet të fillojnë të konsumojnë fruta me vitaminë C, spinaq dhe barëra jeshile. Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar. Anemikët duhet të pinë 150 gramë lëng karotash në ditë. Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirësohet tretja. Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke. Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja. Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.

Reumatizma

Të sëmurët me reumatizëm duhet të fillojnë të mendojnë për kurat trajtuese. Kështu bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta, merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë. Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta si dhe bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe të pasdites. Pini sa më shumë çajra me bimë jeshile dhe përdorni ujë mineral. Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A. Sa herë që ndieheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.

Spondiliatroza

Një sëmundje, e cila po merr një përhapje të gjerë, ndaj dhe mjekët japin disa këshilla se si mund të evitohen dhembjet. Kështu çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës, në darkë bëni dush me temperaturë mesatare. Evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë. E këshillueshme është gjithashtu pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen. Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë. Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës. Kujdes, për të hequr dhembjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.

Sinoziti

Për personat që vuajnë nga sinoziti këshillohet që gjithmonë të mbajnë syze edhe në dimër, edhe në verë, për sa i përket ushqyerjes duhet të përdorin sa më shumë ushqime me fibra. Në rast se ju fillojnë dhembjet është mirë që të konsumoni menjëherë kafe. Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit, ndërsa për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.

Migrena

Për të evituar dhembjen e herëpashershme duhet që të kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës. Mjekët këshillojnë gjithashtu që ju të kuroni dhembjet e dhëmbëve, dhembjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve. Të evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset; largoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrr
egullimet e gjumit, çrregullimet seksuale. Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.

Diabeti

Për të sëmurët me diabet ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët. Fillimisht ata duhet të mbajnë nën kontroll peshën dhe të kufizojnë sheqernat e rafinuara. Nga ana tjetër ata duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë, yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe. Ndërkohë që duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra, edhe bajamet janë shumë efikase.

Pankreasi

Për të mos dëmtuar pankreasin duhet të mos përdorni alkool, kjo është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin. Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrë. Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.

Veshkat

Për të evituar sëmundjet e veshkave evitoni kripën e tepërt, pini sa më shumë lëngje, konsumoni çaj nga trëndafili i egër, lëng kumbulle. Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.

Mushkëritë

Parandalimi i sëmundjeve për shumë kënd është një mision i veçantë dhe shumë i rëndësishëm, i cili mund vetëm me shmangien e disa veseve dhe ushqyerje të shëndetshme në mënyrë të veçantë për të ndihmuar mushkëritë tuaja përdorni sa më shumë produkte me mish. Shëtisni të paktën një orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër. Këshilla e shekullit, mos përdorni duhan si dhe mos jetoni apo mos flini në një dhomë me duhanpirës. Në regjimin tuaj ushqimor përdorni sa më shumë lëngje dhe supëza.

Gurët në tëmth

Shfaqja e gurëve në tëmth luftohet duke konsumuar çaj rigoni, gjithashtu për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije. Përdorni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet. Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë, si dhe pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.

Krizat e barkut

Ndërsa për të evituar krizat e barkut përdorini ushqime të pasura me hekur, mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta që përmbajnë vitaminë C. Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit. Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhembjet e barkut.

Mëlçia

Duhet të dini ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë duke nisur që nga përdorimi i alkoolit i cili dëmton mëlçinë. Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet. Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes. Ndërsa këshillohet konsumimi i produkteve të mishit, i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe brokolit. Por të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz. Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.

Këshilla

Përdorni një shumëllojshmëri ushqimesh, organizmi ynë ka nevojë për më shumë se 40 përbërës për një shëndet të mirë, por asnjë ushqim i vetëm nuk mund të përmbushë të gjitha këto kërkesa së bashku. Sot, falë shumëllojshmërisë ushqimore që disponojmë mund të hash me lehtësi një varietet të madh ushqimesh, qofshin këto të freskëta apo të konservuara duke filluar nga frutat perimet, drithërat, mishi i kuq, mishi i pulës, peshku, vajrat dhe yndyrat. Këshilla jonë për ju është të mundoheni të ekuilibroni zgjedhjet e tuaja gjatë gjithë ditës, nëse dreka përmban shumë yndyra atëherë hani një darkë të lehtë me yndyra (hipokalorike), nëse në darke ke ngrenë shumë mish, ditën tjetër ha në drekë peshk. Përdorni një ushqyerje të bazuar mbi ushqime të pasura me karbohidrat. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk konsumojnë gjatë ditës sasinë e duhur të bukës, patateve, orizit dhe drithërave në përgjithësi. Por nuk duhet të harrojmë që një dietë e shëndetshme pjesën më të madhe të kalorive e merr nga këto përbërës. Përdorni produktet e drithërave për një dietë të shëndetshme.

Frutat dhe perimet

Frutat dhe perimet janë të rëndësishme në furnizimin e organizmit në përbërës ushqyes dhe mbrojtës në të njëjtën kohë. Vetitë antioksidante të frutave i kanë bërë ato të parapëlqyera. Lëndët më të rëndësishme që i gjejmë te frutat janë vitamina C dhe E apo b-karoteni, likopeni dhe luteina. Hani pesë porcione fruta në ditë, nëse nuk do t’ju pëlqejë në fillim mos reshtni së konsumuari, por përdorni frutat në receta të ndryshme me ushqimet që do të konsumoni gjatë ditës.

Pesha

Pesha ideale varet nga disa faktorë ndër të cilët përfshihen, seksi, gjatësia dhe mosha. Të jesh mbi peshë shton rreziqet për sëmundje, ndër të cilat më të shpeshtat janë ato kardiake, neurologjike dhe kanceri. Rritja e peshës vjen si pasojë e marrjes së më shumë kalorive sesa konsumohen nga organizmi për nevojat e tij. Këto kalori të tepërta mund të vijnë nga marrja pa kriter e ushqimeve të pasura me yndyra, karbohidrate, proteina apo alkooli, por përgjegjësi kryesore mbetet yndyra e cila furnizon organizmin me sasinë më të madhe të kalorive. Mjeti më i mirë për të shmangur mbipeshën është aktiviteti fizik.

Artikulli paraprakSony shpalos PlayStation 3 më të hollë
Artikulli vijuesPolicia shkatërron mija bimë kanabisi