Policia u bën 8 me 2 shoferëve, 5 mijë gjoba në fundjavë

Me në fokus respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, Policia Rrugore vijon me të njëjtën intesitet operacionet në mbarë vendin.

Policia thotë se në tre ditët e fundit janë ndëshkuar 685 drejtues mjetesh, ndërsa në total janë vendosur rreth 5 mijë masa administrative dhe janë arrestuar 20 persona, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për mungesë të lejes së drejtimit.

Në total, në këto 3 ditë janë pezulluar 122 leje, 18 prej të cilave për tejkalim të normave të alkoolit, 76 për tejkalim të shpejtësisë dhe 28 të tjerat per shkelje të semaforit dhe rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Pjesë e kontrolleve të policisë ka qenë edhe siguria për drejtuesit e motoçikletave, ku janë marrë 108 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

Policia shton më tej se edhe në ditët në vijim, do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për rripin e sigurimit, por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. /albeu

Artikulli paraprakPutin pezullon marrëveshjen e plutoniumit me ShBA
Artikulli vijues“I pari që duhet të merret në pyetje për vrasjen e Ahmet Krasniqit është Bujar Bukoshi”