Policia zbuloi 39 emigrantë në Dobroshane të Kumanovës

1 Min Read

Gjithsej 39 emigrantë, prej të cilëve 21 minorenë pa dokumente për identifikim ka zbuluar dje patrulla policore në lagjen Dobroshane, në Kumanovë.

Migrantët, siç informon sot MPB-ja, janë zbuluar në një automjet të braktisur transportues “Ford Tranzit”.

Me urdhër të Prokurorisë Publike, tre emigrantë të moshës madhore do të vendosen në Qendrën pranuese për të huaj (QPH – Shkup) deri në zgjidhjen e rastit.

Tridhjetë e gjashtë emigrantët e tjerë do të kthehen në Qendrën transituese në Gjevgjeli, ndërsa pastaj do të kthehen për në Greqi.

TAGGED:
Share This Article