“Islamofobia sjell shumë sfida në Bashkimin Evropian. Ndaj kësaj ndikon politika që zbatojnë djathtistët. Kemi parë si u përdor ajo për fushatën Brexit”, tha Hafez.
Samiti i parë evropian mbi islamofobinë, që mbahet në Sarajevë prej 24 deri më 26 qershor, në ditën e dytë të tij zhvillohet në dy sesione me temën “Islamofobia në Evropë”, e cila karakterizohet si një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet tani Kontinenti i Vjetër. Mes tjerash, theksohet se për luftën ndaj kësaj dukurie doemos duhet që politikanët evropianë të fillojnë publikisht të flasin kundër islamofobisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Kemi prezantuar raportin tonë për islamofobinë në Parlamentin Evropian, por edhe në shumë institucione të tjera. Atë që me këtë rast e kemi vërejtur është se nevojitet që të paraqiten politikanë brenda Bashkimit Evropian të cilët do të flasin kundër islamofobisë dhe që kanë qëndrim të qartë në këtë aspekt. Po ashtu nuk guxon të kihet frikë nga qëndrimi që kanë djathtistët dhe të cilët do të jenë të gatshëm të thërrasin në ide të pluralizmit, tolerancës dhe shoqërive të hapura”, tha mjeku Farid Hafez nga Departamenti i shkencave politike të Universitetit në Salzburgut, i cili njëherit është edhe zëdhënës i Samitit evropian për islamofobinë.
Ai theksoi se në “raportin në përpilimin e së cilit kanë marrë pjesë 25 shtete dhe 27 studiues kanë vendosur rekomandime dhe politikë të ndryshme e cila do të mund të implementohet”.
“Jemi fokusuar edhe në shoqërinë civile si dhe në mundësitë dhe masën e cila mund të përdoret kundër islamofobisë. Nga ky samit presim të përçohet mesazhi se është e domosdoshme që brenda Evropës të pranojnë masa konkrete që vepra penale kundër muslimanëve të pranohet si vepër penale dhe kjo gjithmonë të kihet në mendje”, tha Hafez.
Doktor Hafez sqaroi se ekzistojnë arsye pse pikërisht Sarajeva është zgjedhur si nikoqir i Samitit të parë evropian mbi islamofobinë.