Raportohet se tri shtetet baltike dhe Polonia i kanë filluar diskutimet me kontraktorët e mbrojtjes për krijimin e mburojës raketore kundërajrore rajonale për mbrojtje nga aeroplanët e Rusisë.
Në një raport të së përditshmes londineze, Financial Times, dje është cituar ministri i mbrojtjes i Lituanisë, Juozas Olekas, që ka thënë se Estonia, Letonia dhe Lituania, së bashku me Poloninë, të gjithë janë të involvuar në “diskutime” me njëri-tjetrin për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes ajrore rajonale.
Olekas tha se katër anëtaret e NATO-s aktualisht po i “vlerësojnë opsionet e prokurimit” dhe shpresojnë se sistemi do të jetë operacional brenda dy ose tri vjetësh.