Porsche Cayman pritet të dal me një model të ri të veçantë i cili do të quhet Black Edition.
Ngjashëm si modelet 911 dhe Boxster Black Edition që u lansuan sivjet, Cayman Black Edition përfiton nga ndryshimet vizuale që pritet të bëhen në të. Shtesat për këtë veturë do të jenë rrotat 20-inç, dritat bi-xenon, ulëset me ngrohje dhe sistemin elektronik të Porsches me navigacion dhe asistim në parking.
Fuqia e këtij modeli të ri do të vijë nga motori me katër cilindra 2.7-litra dhe do të posedojë 275 kuajfuqi.
Cayman Black Edition pritet të prezantohet në fillim të vitit 2016 dhe do të kushtojë 60 mijë dollarë.