Së paku tre protestues dhe një polic janë vrarë dje në Kashmirin e kontrolluar nga India, duke e ngritur në 19 vetë numrin e të vrarëve nga dhuna, për shkak të vrasjes së një lideri separatist.
Protestuesit në Kashmir janë përleshur me forcat e sigurisë së Indisë, meqë nuk e kanë respektuar urdhrin për orë policore në këtë rajon të trazuar në Himalaje.
Kjo orë policore ishte urdhëruar në përpjekje për ndaljen e protestave, pasi forcat e sigurisë së Indisë thanë se e kishin vrarë personin Burhan Muzaffar Wani, komandant i grupit kryengritës, Hizbul Mujahedin, së bashku me dy militantë të tjerë në 8 korrik.
Autoritetet lokale u thanë gazetarëve se 100 pjesëtarë të forcave të sigurisë ishin plagosur dhe se tre konsiderohen të zhdukur.
Policia e Indisë e ka përshkruar vrasjen e militantit Wani si “sukses madhor kundër militantëve në Kashmir”, rajon me popullatë shumicë myslimane, që janë mbështetës të kryengritësve.
You Might also Like
Zënkë në bilardo , plagosen 5 persona
Pesë persona mbetën të plagosur mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë. Policia e këtij qyteti sqaroi…
By
2 Min Read
Turqi: Grabit bankën për shëruar fëmijën e tij!
Një burrë i armatosur me pistoletë mbrëmë ka mbajtur peng shtatë nëpunës bankar në një…
By
1 Min Read
SIRIA LIRON GATI 300 TË BURGOSUR
Autoritetet siriane liruan 275 të burgosur që ishin “të përfshirë” në protestat kundër presidentit, Bashar…
By
1 Min Read
Privilegjet “bllokuese”, shteti jofunksional
Opozita nuk është mjaftuar vetëm me largimin e ministrit serb, Aleksandar Jablanoviq, nga Qeveria e…
By
2 Min Read
Cameron: Asadi mund të vijë në Britani
Kryeministri britanik David Cameron, , ka thënë se ai do të mbështesë kalim të sigurt…
By
1 Min Read
Al-Jazeera blen televizionin amerikan të zv.presidentit Al Gore
Televizioni Al-Jazeera, me seli në Katar, ka blerë kompaninë mediatike amerikane Current TV, të bashkëthemeluar…
By
1 Min Read
